Arrestohet një grua në Aeroportin e Prishtinës - iu gjetën në valixhe fishekë gjuetie


Rreth orës 09:30 është ndaluar një e dyshuar femër kosovare, pasi gjatë kontrollit të valixhes së saj janë gjetur dhe sekuestruar municion gjuetie.
Rasti ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari".
Sipas raportit, në valixhe janë zbuluar 13 fishekë gjuetie, 20 fishekë të zbrazët të gjuetisë si dhe 245 saçme për fishekë gjuetie.
E dyshuara është shoqëruar për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është iniciuar dhe pas procedurave të para ajo është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































