Nuk ka rrugë apo shkallë të përsosur që do t'ju bëjë një person të suksesshëm. Disa të famshëm shkuan në shkollë publike, të tjerë e kryen shkollën në shtëpi, dhe të tjerët, si ata për të cilët do të flasim, madje e braktisën shkollën. Ata e bënë këtë zgjedhje të "mirë" dhe punuan shumë për t'u bërë ata që janë sot. Ajo që ka më shumë rëndësi nuk është rruga, por përkundrazi sa punëtor dhe i përqendruar është individi në arritjen e gjërave të mëdha.Bright Side krijoi një listë me 20 të famshëm që janë shumë të suksesshëm, pavarësisht faktit se ata janë braktisës.

1. Jennifer Lawrence


1 46

Jennifer Lawrence u largua nga shkolla e mesme në moshën 14 vjeçe, sepse ajo luftoi me të. Pastaj vendosi të ndiqte një karrierë aktrimi dhe, sipas fjalëve të saj, ajo tani është "e vetë-arsimuar".

2. Harry Styles

2 23

Harry u desh të braktiste shkollën e mesme kur ishte 16 vjeç si rezultat i audicionit për "The X Factor" dhe duke qenë pjesë e grupit "One Direction".

3. Gisele Bündchen

Kjo modele braziliane u largua nga shkolla e mesme kur ishte 14 vjeçe për të ndjekur karrierën e saj të modelimit. Përkundër kësaj, Gisele ende mund të flasë pesë gjuhë.

4. Nicole Kidman

4 15

Kidman u largua nga shkolla për të ndjekur karrierën e saj të aktrimit. Ajo filloi të punojë në skenë dhe më pas shpërtheu në industrinë e kinemasë në moshën 16 vjeçe.

5. Rihanna

Rihanna u largua nga shkolla e mesme në moshën 16 vjeçe dhe u transferua në Amerikë kur ishte 17 vjeçe për të nënshkruar një marrëveshje muzikore me label-in Def Jam.

6. Robert Downey Jr.

6 5

Robert Downey Jr. kurrë nuk ishte studenti më i mirë. Babai i tij i dha një ultimatum që ose të shkonte në shkollë çdo ditë ose të gjente punë. Kështu ai e la shkollën kur ishte 15 vjeç.

7. Johnny Depp

7 5

Johnny Depp ishte 15 vjeç kur braktisi shkollën e mesme. Ëndrra e tij ishte të bëhej muzikant popullor i rock-ut.

8. Simon Cowell

Simoni u largua nga shkolla kur ishte 16 vjeç për të punuar si praktikant për "EMI Music". Ishte fillimi i një karriere premtuese.

9. Jay-Z

Jay-Z braktisi shkollën e mesme për të filluar përqendrimin në punën e tij në atë kohë, duke trajtuar substanca të paligjshme. Ajo punë e ndihmoi atë të ndërtojë aftësitë e biznesit për t'u bërë sipërmarrësi i suksesshëm që është sot.

10. Keanu Reeves

10 2

Sipas një interviste për Daily Mail, Keanu u largua nga shkolla në moshën 17 vjeçe, sepse nuk u fut asnjëherë. Ai pati konflikte me stafin dhe drejtorin dhe ai "nuk e i pa hajr asaj".

11. Whoopi Goldberg

11 2

Whoopi Goldberg braktisi shkollën në moshën 16 vjeçe, si rezultat i një fëmijërie shumë të vështirë, duke përfshirë punë fizike, disa martesa dhe varësi të drogës.

12. Tom Cruise

12 2

Tom Cruise u largua nga shkolla e mesme për t'u bërë aktor në New York. Para kësaj, kur ishte fëmijë, ai dëshironte të bëhej prift.

13. Quentin Tarantino

13 2

Tarantino dëshironte të ndiqte një karrierë të filmit dhe, për këtë, ai u largua nga shkolla e mesme kur ishte 15 vjeç. Ai kishte ka një IQ prej 160.

14. Daniel Radcliffe

14 1

Ylli i "Harry Potter" vendosi të merrte pushim nga shkolla kur ishte 17 vjeç për t'u përqendruar në karrierën e tij të aktrimit. Ai nuk është rikthyer në shkollë që nga ajo kohë.

15. Ryan Gosling

15

Ryan Gosling u largua nga shkolla e mesme kur ishte 17 vjeç. Ai më parë kishte marrë pjesë në "The All New Mickey Mouse Club" dhe dëshira për të aktruar ishte gjithnjë e më pranë, kështu që në 17 vjeçe ai vendosi të ndiqte rrugën e aktrimit.

16. John Travolta

16

Travolta u largua nga shkolla në moshën 16 vjeç për të transferuar në New York dhe për të ndjekur karrierën e aktrimit dhe modelimit me kohë të plotë.

17. Jim Carrey

17 1

Jim Carrey u largua nga shkolla kur ai ishte 16 vjeç për të punuar si portier për të ndihmuar në mbështetjen e familjes së tij. Ai punonte netëve, së bashku me familjen, duke pastruar një depo në Ontario.

18. Avril Lavigne

Avril u largua nga shkolla e mesme si rezultat i një marrëveshje që nënshkroi para se të ishte 17 vjeçe. Ishte atëherë kur ajo filloi të bëjë muzikë profesionalisht.

19. Drew Barrymore

19

Ajo u bë një yll kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç, pasi luajti rolin kryesor në filmin "E.T". Si rezultat i famës që erdhi me të, Drew ishte shumë e zënë për të mbaruar ndonjëherë shkollën.

20. Katy Perry

Katy u largua nga shkolla në moshën 15 vjeçare me ëndrrën për t'u bërë këngëtare. Ajo gjithashtu u largua sepse shkolla nuk ishte e lehtë për të, pasi prindërit e saj gjithnjë lëviznin nga kisha në kishë. Në një intervistë për "Yahoo", ajo tha: "Unë po udhëtoja nga shkolla në shkollë, dhe nganjëherë po e kryeja shkollën në shtëpi. Ndonjëherë më dërguan në shkollë gjysmë të krishterë, gjysmë arsim, me pak fjalë nuk di çfarë ata ishte shkolla". /Telegrafi/