LAJMI I FUNDIT:

Njësia Speciale ‘pushtoi’ mbrëmë një klub të natës në Prishtinë (Foto)

Njësia Speciale ‘pushtoi’ mbrëmë një klub të natës në Prishtinë (Foto)

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion për kapjen e një grupi kriminal në një klub nate në Prishtinë.

Njëri nga menaxheret e këtij klubi të natës ju drejtua pjesëmarrësve me fjalët, se janë urdhëruar nga policia të ndalin muzikën, pasi dyshohej se brenda ishin disa persona që kanë kryer krime të rënda.


Policia ka marrë pronarët e këtij klubi dhe kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit të bashkëpunojmë me ta raporton lajmi.net.

Po ashtu, pjesëmarrësit janë bastisur nga policia në dalje të këtij lokali të natës.