LAJMI I FUNDIT:

Njeriu që emëroi Alonson si trajner të Bayer Leverkusen po i bashkohet Liverpoolit

Njeriu që emëroi Alonson si trajner të Bayer Leverkusen po i bashkohet Liverpoolit

Drejtori teknik i West Ham United, Tim Steidten, i cili i dha Xabi Alonsos postin drejtues të Bayer Leverkusen, thuhet se është afër emërimit si drejtori i ardhshëm sportiv i Liverpoolit.

Steidten, i cili filloi karrierën e tij si skaut i të rinjve në vitin 2008, u bë i njohur pas periudhës së tij si drejtor sportiv i Werder Bremenit. Pasi u largua nga posti i tij në 2019, ai iu bashkua Leverkusenit si kreu i tyre i skautizmit përpara se të merrte një rol planifikues skuadre në verën e 2022.


Një ish-yll i të rinjve të Werder Bremenit, Steidten punoi së bashku me drejtorin sportiv të Leverkusen, Simon Rolfes për të rifreskuar skuadrën e tyre. Ai luajti një rol jetik në rekrutimin e lojtarëve si Moussa Diaby dhe Jeremie Frimpong, dhe në emërimin e Alonso si trajner i ekipit në tetor 2022.

Policia e Tajlandës paralajmëron mbështetësit e Liverpoolit që të mos bien pre e mashtruesve që imitojnë Alonson duke kërkuar donacione
Lexo po ashtu Policia e Tajlandës paralajmëron mbështetësit e Liverpoolit që të mos bien pre e mashtruesve që imitojnë Alonson duke kërkuar donacione

Tani, sipas Echo, Steidten është shfaqur si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Jorg Schmadtke në të ardhmen e afërt. Ai ka impresionuar zyrtarët në Anfield me punën e tij në Hammers, duke përfshirë nënshkrimin e Mohammed Kudus nga Ajax në gusht 2023.

Steidten, i cili ndihmoi Werder Bremenin të nënshkruante Kevin De Bruyne si huazim nga Chelsea, mund të priret të largohet nga West Ham. Ai thuhet se nuk ka një marrëdhënie pune perfekte me trajnerin e Hammers, David Moyes për momentin.

Liverpool, nga ana tjetër, është lidhur edhe me disa kandidatë të tjerë. Ata dyshohet se mund të emërojnë drejtorin teknik të Bournemouth, Richard Hughes ose menaxherin e përgjithshëm të Romës, Tiago Pinto, si drejtorin e tyre të ri sportiv. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

La Liga
Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Premier League
Kalo në kategori