LAJMI I FUNDIT:

‘Njeriu më i frikshëm në Planet’ u konfirmon lajmin e hidhur tifozëve – anulohet lufta mes tij dhe Hulkut iranian

Martyn Ford ka zbuluar se nuk do të përballet me Hulkun iranian më 30 prill.

Dy sensacionët e internetit do të duhej të përballeshin fundjavën e kaluar përpara se lufta të shtyhej për katër javë.

Dhe Ford tani ka konfirmuar një tjetër vonesë dhe ka hedhur dyshime nëse meçi do të riplanifikohet ndonjëherë.

E pa për herë të parë 'live' - "Njeriu më i frikshëm në Planet" thotë fjalë poshtëruese për Hulkun iranian rreth fizikut dhe pamjes së jashtme
Lexo po ashtu E pa për herë të parë 'live' - "Njeriu më i frikshëm në Planet" thotë fjalë poshtëruese për Hulkun iranian rreth fizikut dhe pamjes së jashtme

Evenimenti në arenën O2 të Londrës do të vazhdojë dhe do të shfaqë ish-mbrojtësin e Manchester United dhe Francës, Patrice Evra, i cili do të debutojë kundër yllit të YouTube-s, Adam Saleh. Ish-ylli i Tottenham-it, Jamie O’Hara, do të jetë gjithashtu në aksion.

Por Ford, i njohur gjithashtu si ‘Njeriu më i frikshëm në Planet’, pranoi se është në errësirë ​​se kur do të ngjitet në ring, duke thënë në një video: “Kjo është një deklaratë që nuk doja ta bëja, por fatkeqësisht lufta ime do të shtyhet. Evenimenti do të zhvillohet, është vetëm lufta ime”.

I thanë se po e përdorë shumë "photoshopin" për ta rregulluar fizikun e tij - Hulku iranian u kundërpërgjigjet ndjekësve me një video të 'frikshme'
Lexo po ashtu I thanë se po e përdorë shumë "photoshopin" për ta rregulluar fizikun e tij - Hulku iranian u kundërpërgjigjet ndjekësve me një video të 'frikshme'

“Ngjarja do të vazhdojë dhe ka disa njerëz të mrekullueshëm që do të luftojnë. Fatkeqësisht, i imi nuk do të jetë njëri prej tyre, për arsye që nuk janë nën kontrollin tim. Nuk duhet një gjeni për t’i kuptuar të gjithë rrethanat. Nuk dua të ndjek rrugën e të folurit për këtë; shumë kohë dhe energji janë humbur”.

“Unë jam ende duke u stërvitur fort, do të ketë një debutim. Do të ketë një luftë, thjesht nuk jam 100 për qind i sigurt se kush, kur dhe pse, por do të ndodhë”, ka shtuar më tej ai.

Ford dhe Hulk – emri i vërtetë Sajad Gharibi – kanë pasur një rivalitet të gjatë i cili filloi me sugjerimin se ata përplaseshin në kafazin e MMA, por që tani është anuluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori