LAJMI I FUNDIT:

Njëqind vjet nga letra e studentëve shqiptarë për presidentin Wilson

Njëqind vjet nga letra e studentëve shqiptarë për presidentin Wilson

Në 18 janar të vitit 1919 u mbajt Konferenca e Paqes e Parisit, takimi i fuqive aleate fituese të Luftës së Parë Botërore, me qëllim përcaktimin e kushteve të paqes ndaj fuqive humbëse të luftës. Për Shqipërinë kjo konferencë ishte e rëndësishme, pasi aty u caktua përfundimisht njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur, duke ndalur pretendimet tjera territoriale të shteteve fqinje.

Përpara konferencës, shumë grupe patriotësh shqiptarë, në kontinentin e vjetër dhe të ri, u përpoqën të ndërhynin tek Presidenti i SHBA Woodrow Wilson, për të fituar simpatinë dhe mbrojtjen e tij në dobi të Shqipërisë.


Mes letrave të shumta drejtuar Wilsonit është edhe ajo e studentëve shqiptarë të Vjenës, të cilët e nënshkruan atë letër më 15 dhjetor 1918, plot 100 vjet më parë. Në mbyllje të letrës, studentët parashtrojnë: “Zotëri President! Në qoftë se në vendimin e paqes nji komb lihet i pa njojtun edhe do të përdoret kaq pa-drejtësisht, a mundet kurrë n’atë anë të botës të sigurohet paqa? Shqipnia, sikundër Konferenca e Londonit e kufizoj, kurrë s’mundei të rronte, kishte farën e vdekjes në gjakun e saj që në lindien e vetë. Me këtë mënyrë, Zotërie, deri tash bota na ka përdorurar mizorisht, prandaj ngremë zërin tonë tek Ju, si mbrojtësi i njerëzimit, duke e ditur sigur se marria pjesë e Shteteve të Bashkuara nën udhëheqien të drejtë e të ndershme të Zotërisë s’Uaj në Kongresin e Paqës, drejtësia do të përmbushet dhe shqiptarët duke pasur të drejtën e vetvotimit për formën e qeverimit të tyre do të kenë lejen, si një komb i lirë, të hyjn në Lidhien e Kombëve. […] Në emër të studentëve shqiptarë në Wien, të përvujtunit, Jan Basho, Remzi Bape, H. Hifzi, Nush Bushati, Djevat Korça, Luigj Kakariqi, Gjovalin Gjiadri, Raku Buda, Fuad Aslan. Wien, Austrie, 15/12/918.”

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
Kalo në kategori