LAJMI I FUNDIT:

Një yll i ri ka “lindur” në akademinë e Barcelonës, ai do të debutojë në javët e ardhshme

Një yll i ri ka “lindur” në akademinë e Barcelonës, ai do të debutojë në javët e ardhshme

Ka qenë një sezon i talentëve në zhvillim për Barcelonën ky i sivjetmi. Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi e kanë ‘cementuar’ pozitën e tyre në formacionin fillestar të Xavit, përkundër faktit se janë 16 dhe 17-vjeçar respektivisht.

Përveç kësaj dyshe, edhe Hector Fort, Fermin Lopez dhe Marc Guiu kanë bërë paraqitje shumë të mira sa herë që Xavi ka pasur nevojë për ta.


Adoleshenti i radhës që pritet të debutojë për Barcelonën këtë sezon është Mikayil Faye. Qendërmbrojtësi senegalez është lidhur me një larigm në verë, pasi rrugëtimi i tij drejt ekipit të parë për momentin ka stagnuar.

Kjo për shkak të opsioneve të shumta të Barcelonës në qendër të mbrojtjes që përfshin emra si Ronald Araujo, Pau Cubarsi, Jules Kounde dhe Inigo Martinez.

Sidoqoftë, Faye është i vlerësuar mjaft shumë nga hierarkia e klubit dhe trajneri Xavi, andaj atij pritet që t’i ipet mundësia të luajë me ekipin e parë gjatë javëve në vazhdim sipas mediumit Sport.

Udhëtimi i Barcelonës në Cadiz pas dy javësh do të ishte një mundësi ideale për Faye që të marrë minuta me ekipin e parë.

Kjo pasi ndeshja me Cadizin gjendet mes dy ndeshjeve që blaugranasit do t’i zhvillojnë ndaj PSG-së në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe duke marrë parasysh faktin që Martinez do të jetë i suspenduar në këtë takim, Faye ka mundësi reale që të luajë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Premier League
Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori