LAJMI I FUNDIT:

Një vit që nga vdekja e Chadwick Boseman – të famshmit e përkujtojnë aktorin përmes rrjeteve sociale

Një vit që nga vdekja e Chadwick Boseman – të famshmit e përkujtojnë aktorin përmes rrjeteve sociale
Foto: Twitter

Të famshmit kanë nderuar të shtunën në rrjete sociale Chadwick Boseman pasi u bë një vit që nga vdekja e tij.

Boseman, i cili luajti Jackie Robinson dhe James Brown para se të frymëzonte audiencën në mbarë botën si Black Panther në ekskluzivitetin e filmave të Marvel, vdiq në vitin 2020 në moshën 43 vjeçare nga kanceri.


Aktorja e “Black Panther”, Lupita Nyong’o, ka ndarë një fotografi ku shfaqet duke qeshur me Boseman me anë të të cilës shpreh mungesën e madhe që i ka krijuar.

“Nuk e dija se mund të më mungonte e qeshura dhe heshtja e tij në mënyrë të barabartë. Unë e di. Unë po … Një vit pas vdekjes së tij, kujtimi i Chadwick mbetet i gjallë në mua”, ka shkruar ajo.

Aktorja Viola Davis gjithashtu ndau një fotografi me aktorin.

“Këtë ditë, vitin e kaluar ju u larguat nga kjo botë. Je duke na munguar”.

Kerry Washington e quajti Boseman një “Mbret” dhe theksoi se i po mungonte shumë.

Marvel Studios ndau po ashtu një postim mbi njëvjetorin e vdekjes së artistit.

“Duke nderuar mikun tonë, inspirimin dhe mbretin tonë, Chadwick Boseman”, thuhet në postim e Marvel.

Aktori amerikan luajti edhe në filma të tjerë, duke përfshirë edhe interpretimin e James Broën në “Get On Up” dhe Thurgood Marshall në “Marshall”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori