LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur në aksident komunikacioni në Lezhë

Një i vdekur në aksident komunikacioni në Lezhë

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në aksin rrugor Lezhë-Milot, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari.

Shtetasi Gjin Beqirim, 25 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin Benz me targë AA841BT, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka aksidentuar këmbësorin Nikoll Frangu. 72-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, transmeton TCH.


Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.