Kur ndërtohen ura, zakonisht bëhet fjalë për nevojën për të kapërcyer një pengesë në formën e një sipërfaqeje më të madhe uji, në mënyrë që trafiku rrugor ose hekurudhor të mund të funksionojë pa probleme

Megjithatë, kjo urë në Holandë i ka kthyer gjërat përmbys.

Aqueduct Veluwemeer është një urë e pazakontë ujore që u inaugurua gati dy dekada më parë, transmeton Telegrafi.

25 metra e gjatë dhe 19 metra e gjerë, ura është projektuar në mënyrë që anijet të lundrojnë mbi të. Aqueduct është tri metra i thellë, gjë që lejon anijet më të vogla të lëvizin nga një pjesë e liqenit në pjesën tjetër.

Kjo urë e pazakontë është ndërtuar mbi rrugën N302 që lidh dy qarqe, Flevoland dhe Gerderland.

Rruga ndan liqenin Veluwemeer, ku lundrojnë shumë varka dhe jahte.

Ideja ishte që të krijohej diçka mes transportit tokësor dhe ujor, pa penguar asnjë nga të dyja. Më në fund u vendos që të ndërtohet rruga e cila mundëson që automobilat të qarkullojnë nën nivelin e ujit, mirëpo jo në tunel. Nuk u lanë pas dore apo u harruan as këmbësorët. Janë krijuar trotuare të posaçme në të dyja anët e rrugës.

Një numër i madh anijesh lundrojnë në liqen, lartësia e të cilave ndryshon, gjë që ishte pengesa më e madhe për ndërtimin e një ure standarde mbi të cilën do të lëviznin automjetet.

Shikojeni videon e mëposhtme se çfarë kryevepre është kjo urë.

/Telegrafi/