Një trevjeçare humb luftën me COVID-19, Belgjika po ballafaqohet me valën e dytë

Autoritetet shëndetësore belge njoftuan sot se një vajzë trevjeçare vdiq nga një coronavirus.
Numri i rasteve me COVID-19 në Belgjikë u rrit me 89 për qind krahasuar me javën e kaluar, raporton euronews, transmeton Telegrafi.
Autoritetet belge kanë shtrënguar kufizimet për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit, përfshirë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskave në vendet publike ku ka turma njerëzish.
Belgjika u prek rëndë nga epidemia e virusit, ku deri më tani janë raportuar 64.847 persona të infektuar dhe 9,812 njerëz kanë vdekur.
Ndryshe, një fëmijë 12-vjeçar kishte ndërruar jetë në muajin mars të këtij viti gjersa sot u rasti i dytë me një fëmijë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































