LAJMI I FUNDIT:

Një takim dhe përqafim i ngrohtë me Zanettin – Dybala shton zërat se po i bashkohet Interit

Një takim dhe përqafim i ngrohtë me Zanettin – Dybala shton zërat se po i bashkohet Interit

Paulo Dybala mbërriti në “San Siro” për të luajtur ndeshjen miqësore të organizuar nga Samuel Eto’o.

Ai do të futet në fushë që nga minuta e parë, por sapo mbërriti në stadium, ai është pritur nga zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti. Së bashku janë përqafuar dhe kanë folur për disa minuta.


Bëhet me dije se në stadium do të jenë Ausilio dhe Dario Baçin, dy nga personat që bëjnë afatin kalimtar tek Interi.

Dybala blen shtëpi në Milano, shtohen zërat për transferim te Interi
Lexo po ashtu Dybala blen shtëpi në Milano, shtohen zërat për transferim te Interi

Ndërsa, në “Sky Sport”, gjatë eventit të organizuar nga Samuel Eto’o, Paulo Dybala ka folur nga San Siro.

“Jam i lumtur që jam këtu, kam folur më parë me Samuelin dhe ai është i mrekullueshëm, nuk mund ta humbisja”, ka deklaruar fillimisht La Joya.

Ju folët edhe me Zanettin dhe aty ishte edhe Ausilio

“Do të doja të flisja për eventin edhe me Zanettin, por jo për të ardhmen time.”

Fjalët e Tottit për ty te Roma?

“Totti është një idhull, fjalët e tij janë të mrekullueshme dhe i mbaj me kënaqësi. Një ëndërr?

“Tani jam i qetë. Nesër nisem për në kombëtare, kam një ndeshje të bukur ndaj Italisë. Nuk do të mendojë për të ardhmen tani.”

Totti ndërhynë për ta bindur Dybalan t'i bashkohet Romës: Të hënën do të takohem me të
Lexo po ashtu Totti ndërhynë për ta bindur Dybalan t'i bashkohet Romës: Të hënën do të takohem me të

Ku dëshironi të shkoni?

“Nesër do të nisem për në Spanjë për t’u bashkuar me shokët e mi, pastaj do të kaloj një pushim të mirë. A kam folur me Kimbepe për PSG-në? Nuk e di, nuk e kam vendosur ende se çfarë do të bëj me të ardhmen time, do të përpiqem të zgjedh më të mirën time”, ka shtuar më tej Dybala. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori