Një shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali


Ergys Mehori (29) ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Palombarese në Itali.
“Roma Today” shkruan se aksidenti ka ndodhur në orët hershme të mëngjesit, kur Mehori ka humbur kontrollin mbi automjetin të cilin e drejtonte dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës.
Në vendngjarje ka dalë ndihma e shpejtë, intervenimi i së cilës ishte i kotë pasi që 29-vjeçari ndërkohë kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia është duke punuar në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që trupi i pajetë i 29-vjeçarit do të dërgohet për obduksion.
Nga
Telegrafi
16/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































