LAJMI I FUNDIT:

Shakaja interesante e amerikanëve, në Kaliforni shpërndajnë borën falas sepse ka rënë më shumë se 4 metra

Shakaja interesante e amerikanëve, në Kaliforni shpërndajnë borën falas sepse ka rënë më shumë se 4 metra

Më shumë reshje, me shi dhe borë, kërcënojnë të godasin Kaliforninë, e cila prej javësh po përballet me kushte ekstreme të motit, dhe një numër i madh banorësh janë ende të shkëputur nga bota pjesa tjetër e SHBA-ve për shkak të borës së madhe.

Reklama

Stuhi tjera të mëdha pritet ndodhin të enjten dhe të premten. Meteorologët bëjnë të ditur se në zonën e San Franciskos do të ketë reshje të dendura shiu, ndërsa në zonën e Sierra Nevadës do të bie rreth 150 centimetra borë, transmeton Telegrafi.

Reshjet më të mëdha priten gjatë natës nga e enjtja në të premte. Qarqet në Kaliforninë Veriore, duke përfshirë Napa dhe Sonoma, janë në rrezik të përmbytjeve dhe rritjes së lumenjve nga kombinimi i shiut dhe shkrirja e borës.

Në zonat që janë të ‘varrosura’ nga bora, mund të thithin shiun dhe të parandalojnë përmbytjet ekstreme. Megjithatë, kjo do ta bëjë borën edhe më të rëndë dhe mund të shkaktojë shembjen e çative.

Kjo vjen pasi rajoni malor i Sierra Nevada u mbulua me  më shumë se 400 centimetra borë, vetëm në dy javët e fundit.

Ndërkohë, një paralajmërim për stuhi bore është gjithashtu në fuqi për disa pjesë të Minesotës dhe Iowa-s, ku pritet deri në 8 inç borë të enjten.

Shira të dendur dhe përmbytje janë gjithashtu të mundshme në pjesë të Oklahoma, Arkansas, Missouri, Tenesi dhe Mississippi.

Shoqata e shoferëve të kamionëve të Kalifornisë doli me një ide interesante. Përkatësisht, duke pasur parasysh sasinë e madhe të borës që ra, ata vendosën ta shpërndajnë falas.

“A dëshiron dikush pak borë falas?? Sepse ne kemi shumë! Sipas shërbimit të motit, mbi 400 centimetra borë ka rënë në dy javët e fundit! Por nuk ka mbaruar ende pasi presim më shumë borë sonte deri në fundjavë”, shkruan ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Botë
Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Amerika
Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Evropa
Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Evropa
Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Evropa
“Putini në panik” – zbulohen dy arsyet pse ai është i tmerruar dhe po refuzon të udhëtojë jashtë Rusisë

“Putini në panik” – zbulohen dy arsyet pse ai është i tmerruar dhe po refuzon të udhëtojë jashtë Rusisë

Botë
Kalo në kategori