LAJMI I FUNDIT:

Një sfidë TikTok-u po shihet si shkas i vrimave të thella në plazhet e Florida-s

Një sfidë TikTok-u po shihet si shkas i vrimave të thella në plazhet e Florida-s

Zyrtarët në Florida-n jugperëndimore thanë se vrimat e thella të gjetura në plazhet e zonës besohet të jenë rezultat i vizitorëve që po provojnë të bëjnë një sfidë TikTok-u.

Allison Ward e Sanibel tha se ajo ka gjetur katër vrima në plazhe gjatë javës së kaluar – të cilat ishin 1.5 metra të thella dhe 1.2 të gjera, transmeton Telegrafi.


“Për pak rashë në një”, tha Ward. “Kam parë gërvishtje, por nuk kam parë kurrë vrima si kjo më parë”.

Kryetarja e Sanibel, Holly Smith, tha se punonjësit e Punëve Publike janë mobilizuar për t’i mbushur gropat.

“Kur po shikojmë thellësinë dhe madhësinë e disa prej këtyre vrimave që kemi gjetur në plazh, kjo nuk ishte thjesht një kështjellë rëre”, tha Smith.

Smith thotë se mbrapa këtyre vrimave të pazakonta besohet se qëndron një sfidë virale.

“Ishte një sfidë TikTok-u, ‘Sa thellë mund të gërmoni’”, tha Smith.

Departamenti i Policisë së Ishullit Marco postoi një foto në Facebook javën e kaluar duke treguar një gropë të madhe që kishte mbetur në një plazh me një lopatë të braktisur brenda.

Departamenti i kërkoi kujtdo që hap gropa në plazh të sigurohej që t’i mbushë ato përpara se të largohej. /Telegrafi/