Një propozim për martesë ndërpritet nga një pulëbardhë që bëhet virale në internet

Një çift përjetoi një moment të papritur gjatë propozimit për martesë, kur një pulëbardhë u fut në kornizën e videos dhe “ia vodhi vëmendjen” momentit romantik. Ngjarja ka ndodhur me pamje nga oqeani dhe është filmuar për TikTok, ku më pas u bë virale.
Ndërsa çifti po përgatiste kamerën për të regjistruar propozimin, zogu fillimisht u shfaq në anë të kuadrit, por më pas u fut në qendër dhe e mbuloi plotësisht skenën. Në një moment, ai madje goditi kamerën me sqep përpara se të largohej, ndërsa çifti dëgjohej duke qeshur në sfond.
Gruaja që publikoi videon shkroi me humor “momenti kur vendos kamerën për propozimin dhe pastaj e shikon videon më vonë”.
Videoja është bërë jashtëzakonisht virale, duke marrë mbi 6 milionë shikime dhe mbi 1 milion pëlqime, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë komentuar si një moment shumë argëtues dhe të papritur.
Shumë njerëz kanë ndarë edhe përvoja të ngjashme, duke treguar se edhe ata janë “ndërprerë” nga zogj gjatë momenteve të rëndësishme të jetës.
Në komente, përdoruesit kanë sugjeruar me humor se pulëbardha duhet të ketë rol edhe në dasmë, madje disa kanë propozuar që të përfshihet simbolikisht në ceremoni. /Telegrafi/
@jen.spangle In honor of getting married next year I had to bring back this clip it’s to good 😂💍#fypシ #proposalstory #engagement @michael ♬ original sound - Noah




















































