Një hotel historik 42-vjeçar shembet me shpërthim të kontrolluar në Teksas, gjithçka bëhet rrafsh me tokë për një minutë


Një hotel historik 19-katësh në Arlington të Teksasit u shemb për t'i hapur rrugë një resorti të ri luksoz, dhe shpërthimi zgjati më pak se një minutë.
Ish-Sheraton Arlington u shemb të shtunën në mëngjes para një turme shikuesish në lagjen e argëtimit të qytetit, transmeton Telegrafi.
Sheraton u ndërtua në vitin 1984 për t'u shërbyer pjesëmarrësve në Qendrën e Ekspozitave Arlington aty pranë, e cila tani njihet si stadiumi Esports Arlington.
Hoteli me 311 dhoma u shemb për t'i hapur rrugë një zhvillimi të ri hoteli luksoz, Americana nga Loeës. Objekti me 507 dhoma do të jetë prona e tretë e Loeës në lagjen e argëtimit. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
Nga
Telegrafi
2 orë më parë




































