LAJMI I FUNDIT:

Një prezantim spektakolar nga helikopteri në kalë – Arturo Vidal pritet si mbret në rikthimin e tij te Colo Colo në Kili

Një prezantim spektakolar nga helikopteri në kalë – Arturo Vidal pritet si mbret në rikthimin e tij te Colo Colo në Kili

Futbollisti legjendar kilian, Arturo Vidal është rikthyer pas 17 vitesh në ekipin Colo-Colo të vendlindjes së tij dhe ky klub bëri që tifozët të mos harrojnë kurrë këtë ditë.

Vidal është prezantuar në mënyrë spaktakolare pas rikthimit te Colo-Colo, pasi fillimisht ka zbritur në fushën e stadiumit Monumental me helikopter, e më pas ka hipur në kalë.


Teksa Vidal ishte duke hipur mbi kalë në fushën e stadiumit sikurse mbret pasi pseudonimi i tij është ‘Rey’, tifozët festuan në mënyrë euforike nënshkrimin e tij.

Rikthimi pas plotë 17 vitesh në Kili ka bërë që plotë 35 mijë tifozë ta presin idhullin e tyre, i cili më pas iu drejtua atyre me fjalë emocionuese.

“Ishte shumë emocionuese të zbritja dhe të shihja një stadium si ky. Spektakolare. Tani ndihem edhe më i relaksuar në fushë”, ka thënë fillimisht Vidal.

“Faleminderit nga zemra për kaq shumë dashuri. Shpresoj të jem në gjendje t’ia kthej favorin në çdo ndeshje që luaj”.

“Shpresoj që stadiumi të jetë plot gjatë gjithë vitit si sot dhe nëse mund të ngremë trofeun e dytë të Copa Libertadores, pse jo?”, përfundoi mesfushori.

Vidal është 36 vjeç dhe ka vendosur ta mbyllë karrierën aty ku e nisi, pasi Colo-Colo është klubi i tij i parë, ndërsa në vitet e kaluara ka veshur fanellat e Bayer Leverkusen, Juventus, Bayern Munich, Barcelona, ​​Inter, Flamengo dhe Atletico Paranaense.

Ai bëri 142 paraqitje për kombëtaren e Kilit, duke shënuar 34 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori