Një tablo e njohur e Pablo Pikasos që shfaq mikeshën e tij, Marie-Therese Walter, por mbi të cilën fshihet ajo që do të bëhej më pas e dashura e tij, Dora Maar, do të shitet në ankand në Londër më 28 shkurt dhe pritet të arrijë një vlerë të madhe.
Piktori spanjoll realizoi “Femme au béret et à la robe quadrillée” (Marie-Therese Walter)” në vitin 1937, vit kur ai pikturoi “Guernica”-n, që përshkruan tmerrin e bombardimeve naziste gjatë Luftës Civile spanjolle.
Vlera e kësaj pikture në vaj, me përmasa 55-46 centimetra, sipas raportimit të AFP-së, është vlerësuar me 50 milionë dollarë (40 milionë euro).
Ajo do të dalë në ankand gjatë një shitje të artit impresionist, surrealist dhe artit modern në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s” në Londër.
Identiteti i pronarit aktual të kësaj vepre mbetet konfidencial.
“Kjo është një pikturë me vlerë shumë të madhe”, deklaroi sot James Mackie, drejtor i departamentit të artit impersionist dhe modern tek ”Sotheby’s”.
“‘Ajo u prodhua në një periudhë kyçe të karrierës së Pikasos, në vitin 1937, kur ai realizoi tablonë e madhe ‘Guernica’”, shtoi ai.
“Përveç kësaj, tabloja ka një ngarkesë të fortë autobiografike”, nënvizoi James Mackie.
Në plan të parë aty shfaqet Marie-Therese Walter, e cila ka qenë e dashura dhe muza e tij për një kohë të gjatë, por gjithashtu dhe Dora Maar, të cilën e takoi në vitin 1936, vit që i paraprin realizimit të kësaj tablojem që shfaq këtë hije që shihet pas Marie-Therese”, nënvizon ai.
Në nëntor 2017, princi trashëgimtar i Arabisë Saudite Mohammed ben Salmane, bleu tablonë e Leonardo da Vinçit “Salvator Mundi” për 450 milionë dollarë. /ATA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City