Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është kafshuar nga qeni në Malishevë.

Reklama

Rasti ka ndodhur të martën në Malishevë, në ora 17:44.

“Malishevë 18.10.2022 – 17:44. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është kafshuar nga një qen derisa ishte duke punuar në pronën e tij”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa po ashtu është intervistuar pronari i qenit ku në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/