LAJMI I FUNDIT:

Një person në Fushë Kosovë i ther me thikë dy vëllezër

Një person në Fushë Kosovë i ther me thikë dy vëllezër

Një therje me thikë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë.

Policia njofton se një person ka therur me thikë dy vëllezër.


“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi”, njofton Policia.

Tutje, në njoftim thuhet se i dyshuari ndodhet në arrati./Telegrafi/