Një grua humb jetën pasi bie nga lartësia në Fushë Kosovë

Një grua e moshuar ka humbur jetën në Fushë Kosovë pasi ka rënë nga lartësia në rrethana ende të paqarta.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 qershor 2026, rreth orës 11:43. Viktima, një femër kosovare, dyshohet se ka rënë nga banesa e saj dhe si pasojë ka mbetur pa shenja jete.
Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë në vazhdim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10 orë më parë




































