LAJMI I FUNDIT:

Një person gjendet i vdekur në Pejë

Një person gjendet i vdekur në Pejë

Një person është gjetur sot rreth orës 13:00 pa shenja jete në Puhovc të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:50 minuta Policia e Pejës ka marrë informacion për një person të rrëzuar pranë ‘Viva Fresh Store’ në Puhovc. Jemi përgjigjur në shpejtësi. Nga mjeku kujdestar i pranishëm në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës, pra se nuk ka shenja jete. Hetimet janë duke vazhduar mbi rrethanat. Sapo të kemi diçka shtesë do t’iu mbajmë të informuar”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka thënë se prokurori i rastit ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i viktimës t’iu jepet familjarëve pasi vdekja është cilësuar natyrale.

Edhe familjarët e viktimës kishin thënë që viktima kishte pas probleme shëndetësore. /Telegrafi/