0Shares

Po, bota në të cilën jetojmë mund të jetë konfuzuese. Për këtë arsye, ndonjëherë është e rëndësishme të harrojmë paksa rutinën e përditshme. Ndonjëherë duhet të “Kthjellojmë Mendimet,” (“Thinking Clear”) siç e titullon albumin e tij më të fundit Dub FX. Artisti vizionar që e filloi karrierën e tij në rrugët e Australisë krijoi një miksim të tingujve urbanë, soul, Dubstep, Reggae, Jungle dhe i prezantoi bukur në këtë album.

Dub FX, emri i vërtetë i të cilit është Benjamin Stanford, është tërësisht i pavarur, duke performuar vetëm live, duke përhapur famën nëpërmjet fjalës së gojës dhe nëpërmjet rrjetit të brendshëm shoqëror. Dub FX është gjithashtu themeluesi i shtëpisë diskografike Convoyunltd.

Lirikat e Dub FX u adresohen si ngjarjeve botërore ashtu dhe ankthit bashkëkohor, teksa sugjeron revolucion nëpërmjet vetëvendosjes dhe përkushtimit. Ai gjithashtu u adresohet një sërë problematikave të lidhura me rëndësinë e vetvetes dhe shembulli më tipik i këtij fakti është kënga Society’s Gates, e bazuar në jetën e Sokratit.

Në vitin 2006, Benjamin u largua nga Melbourne drejt Europës me një plan të thjeshtë; të jetonte në një fugon, të udhëtonte përgjatë botës dhe të performonte në rrugë. Shumë shpejt, Dub FX ia doli të shiste me qindra mijëra kopje të albumeve, u bë pjesë e festivaleve më të mëdha kudo në botë dhe tërhoqi rreth 150 milion ndjekës në YouTube. Gjithçka, sajë meritës së tij të pavarur.

“Mua më pëlqen të miksoj të gjithë tingujt bashkë, jazz, reggae, hip-hop, samba, drum n bass, dubstep, gjithçka që ndjej në atë moment dhe aty qëndron e bukura e muzikës time.”

Përtej krijimtarisë impresionuese dhe famës që gëzon, lajmi më interesant që duhet të dini në lidhje me Dub FX është që në datën 22 Shtator do të jetë në Tiranë, pjesë e një organizimi të jashtëzakonshëm.

Telekom Electronic Beats sjell për herë të parë ikonën e muzikës “së pavarur” në Tiranë, për t’ju bërë pjesë të një përjetimi tërësisht underground në parkimin e nëndheshëm të Sheshit Skënderbej.

Një event si kurrë më parë dhe i pazakontë në Shqipëri që do të mbledhë sëbashku për herë të parë të gjithë ndjekësit e muzikës elektronike, house dhe veçanërisht të fenomenit Dub FX.

“Vendosa shumë kohë më parë që doja të më kujtonin për vlerën e shtuar që i dhashë botës dhe këtë mund ta bëj duke frymëzuar njerëzit me përmbajtje vargjesh të ndërgjegjshme, pavarësisht sa jopopullore të jenë ato.”

Electronic Beats jua sjell këtë frymëzim së bashku me pjesëmarrjen e Dj-ve, Draft, Funky Villainz dhe Erblin Bajko në katin Minus 1 në orën 22:00. Ne do të jemi aty në datën 22 Shtator. Po ju?

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)