LAJMI I FUNDIT:

Një pensionisteje në Angli po i ‘zhdukeshin’ paratë – vajza e saj vendosi kamerat për të kuptuar se çfarë po ndodhte, zbuloi të vërtetën shokuese

Një pensionisteje në Angli po i ‘zhdukeshin’ paratë – vajza e saj vendosi kamerat për të kuptuar se çfarë po ndodhte, zbuloi të vërtetën shokuese

Janë publikuar disa pamje të cilat tregojnë se si një kujdestare e një pensionisteje kapet duke vjedhur para nga kuleta e saj.

Pamjet u regjistruan nga vajza e pensionistes, e cila vendosi një kamerë të fshehtë në dhomën e gjumit të nënës së saj pasi paratë filluan të zhdukeshin, përcjell Telegrafi.


E bija, e cila nuk dëshironte të tregonte emrin, tha se mbeti e “shokuar” pasi kishte parë pamjet që u regjistruan të premten e kaluar.

Në të, kujdestarja shihet duke kërkuar rreth dhomës së gjumit të pensionistes dhe më pas duke ngritur lart atë që duket të jetë një çantë lëkure.

Pasi e hapi, ajo është kapur në kamera duke nxjerrë para.

Vajza e pensionistit zbuloi se 40 funte ishin marrë nga kuleta dhe se ajo u detyrua të instalonte një kamerë sekrete pas incidenteve të mëparshme kur rreth 300 funte në total u morën nga shtëpia e nënës së saj në Plymouth, Angli.

Ajo tha: “Paratë po zhdukeshin, por ne nuk ishim saktësisht të sigurt se kush po i merrte. Nëna ime mbështetet te kujdestarët për mbijetesën e saj dhe ka një numër prej tyre që e vizitojnë shtëpinë e saj çdo ditë”.

“Prandaj, vendosa një kamerë në dhomën e gjumit dhe u trondita kur pashë videon, e cila u regjistrua të premten e kaluar”.

Pas kësaj, çështja është raportuar në polici. /Telegrafi/