Një nga makinat më të rralla amerikane, Bill Thomas Cheetah, është shitur së fundmi në SHBA për 520,000 dollarë, që barazohet me rreth 470,000 euro.

E krijuar në vitet ’60 nga inxhinieri Bill Thomas, ajo u projektua si një rival i drejtpërdrejtë i Ferrari dhe Shelby Cobra.


Thomas kishte përvojë në ndërtimin e Corvette-ve për GM dhe e zhvilloi makinën me mbështetjen e programit të performancës së Chevrolet-it.

- YouTube www.youtube.com

Cheetah u ndërtua mbi një shasi të lehtë krom-molibdeni dhe përdorte motor V8 Corvette, me një dizajn ku kabina ishte vendosur shumë prapa.

Prodhimi u ndërpre pas një zjarri në fabrikë dhe besohet se janë prodhuar vetëm rreth 20 ekzemplarë.

Një prej tyre, i pajisur më vonë me motor të fuqishëm 377 kubikësh, u shit së fundmi si një makinë e rrallë dhe historike për koleksionistët. /Telegrafi/