Një nga urat më të gjata në botë -m për këmbësorët, çiklistët dhe transportin publik - sapo është hapur në Helsinki

Ura më e gjatë dhe më e lartë në Finlandë sapo u hap në Helsinki - dhe makinat nuk do të jenë në gjendje ta përdorin atë.
Ura Kruunuvuorensilta, e cila lidh Korkeasaari dhe Kruunuvuorenranta, shtrihet në 1,191 metra dhe është e hapur ekskluzivisht për këmbësorët, çiklistët dhe transportin publik.
Ura e re do të thotë që Kruunuvuorenranta tani është vetëm pesë kilometra e gjysmë larg qendrës së qytetit, duke e zvogëluar distancën nga 11 kilometra, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
- YouTube www.youtube.com
"Ura Kruunuvuorensilta është pika e re, unike dhe emocionuese për Helsinkin", ka thënë Daniel Sazonov, Kryetar i Bashkisë së Helsinkit.
"Një pamje që do të tërheqë vizitorë nga afër dhe larg. Ura e re riformëson mënyrën se si e shohim Helsinkin. Ajo lidh zonat e Kruunuvuorenranta dhe Laajasalo në një mënyrë krejtësisht të re me zonën më të madhe qendrore të qytetit".
Më shumë se 50,000 njerëz vizituan urën gjatë fundjavës së hapjes së saj. /Telegrafi/




















































