LAJMI I FUNDIT:

Një nënë shpërtheu në lot pasi u kritikua shumë me emrin që e pagëzoi fëmijën e saj

Një nënë shpërtheu në lot pasi u kritikua shumë me emrin që e pagëzoi fëmijën e saj

Liana Jade ka publikuar përgjigjen e saj emocionale për YouTubers duke u tallur me emrin që i ka vënë foshnjës së saj.

Në muajin korrik, ajo njoftoi se do të lindte një djalë, për të cilin zgjodhi emrin Koazy, që shqiptohet “kozi”, që në anglisht do të thotë “rehat”.


“Emri i fëmijës tonë është Koazy dhe e di që nuk është një emër i zakonshëm. Ne e zgjodhëm sepse ishte rehat në barkun e nënës dhe nuk na ka shkaktuar probleme. Shumë njerëz më thanë kur isha shtatzënë se foshnja ishte qartësisht e rehatshme në barkun tim, e cila gjë konfirmoi se kishim zgjedhur emrin e duhur”, tha e përlotur Jade.

@lianajadee♬ original sound – Liana

Ajo beson se secili ka të drejtën e mendimit të vet, por pranon se është prekur nga komentet e shumta negative.

“Mendoj se është shumë mizore. Nëse do të vendosja të shprehja një opinion publik, do të kisha kujdes se për kë po flas dhe si mund të ndikojë tek të tjerët”, shtoi ajo.

Videoja e publikuar është shikuar miliona herë dhe përdoruesit e TikTok në seksionin e komenteve shprehën mbështetjen e tyre dhe i thanë asaj që të mos u kushtonte vëmendje njerëzve keqdashës. /Telegrafi/