LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për personat që grabisnin banka, kazino e bastore

Një muaj paraburgim për personat që grabisnin banka, kazino e bastore
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.G, I.A, F.C, L.SH, A.H, XH.SH për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me personat K.SH, R.A dhe L.L të cilët gjenden në arrati, kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje grabitje, grabitje në tentativë, vrasja e rëndë në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurve F.G, I.A, F.C, L.SH, A.H, XH.SH, iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.


“Ekziston dyshimi i bazuar se gjashtë të pandehurit nga muaji gusht 2018 deri me dt. 15 tetor 2018 kur edhe janë arrestuar kanë kryer vjedhje të ndryshme në filiale të Teb Bankës, Kep Bankës, NLB Bankës, pastaj vjedhje nëpër pompa të ndryshme të derivateve në vende të ndryshme të Kosovës, vjedhje nëpër kazino dhe bastore të ndryshme, po ashtu të pandehurit kanë kryer vjedhje edhe në super markete të ndryshme, ndërsa me dt.12 tetor 2018 gjatë ndjekjes nga policia të njëjtit kishin tentuar me qëllim që ti privojnë nga jeta të dëmtuarit – policët, në atë mënyrë që kishin shtënë me armë automatike AK-47 në drejtim të njësisë policore dhe kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Të pandehurit F.G, I.A, F.C, L.SH, A.H, XH.SH gjatë kësaj periudhe akuzohen nga Prokuroria se në bashkëkryerje kanë kryer 33 vepra penale gjatë periudhës Gusht 2018 deri me dt. 15 tetor 2018.Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e m asës së paraburgimit kundër këtyre gjashtë të pandehurve është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, e po ashtu edhe për të parandaluar kryerjen e ndonjë vepre penale të natyrës së ngjashme pasi që karakteristikat personale të tyre tregojnë rrezik potencial se nëse do të mbrohen në liri, të njëjtit do të vazhdojnë me aktivitete kriminale që kanë të bëjnë me veprat penale nga neni 329 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori