LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje në tentativë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.L.

“I pandehuri F.L dyshohet se më datë 10.10.2020, rreth orës 12:15, në Pejë, me dashje e për motive ende të panjohura, ka tentuar t’a privojë nga jeta të dëmtuarin M.A, në atë mënyrë që me t’u takuar me të papritmas nga brezi nxjerr revolen dhe shtie në drejtim të viktimës duke i shkaktuar lëndime serioze si dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve të tjerë ashtu që përveç të dëmtuarit M.A, me një predhë ka goditur edhe një kalimtar të rastit të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me pasoja për jetën.
Me këto veprime i pandehuri F.L dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.


Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti i ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet dhe se gjatë procedurës do të dëgjohen dëshmitarët ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikojë në drejtim të ndryshimit të deklaratave të tyre e me këtë të pengohet rrjedha normale e procedurës.

Gjithashtu, gjykata caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton me peshën e veprave të kryera penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale për shkak se veprat për të cilat dyshohet i pandehuri janë kryer në mes të ditës në një vend të frekuentuar nga qytetarët. Gjykata vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori