LAJMI I FUNDIT:

Një influencues kinez ndërron jetë pas sfidës me alkool në TikTok – piu shtatë shishe gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë

Një influencues kinez ndërron jetë pas sfidës me alkool në TikTok – piu shtatë shishe gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë

Një përdorues i rrjeteve sociale vdiq javën e kaluar pasi konsumoi një sasi të tepërt të alkoolit gjatë një transmetimi live.

Influencuesi 34-vjeçar, “Sanqiange”, u gjet i vdekur 12 orë pas transmetimit të drejtpërdrejtë të 16 majit në Douyin, versioni kinez i TikTok, sipas CNN.


Gjatë transmetimit, ai thuhet se ka pirë të paktën shtatë shishe Baijiu, një pije alkoolike kineze me përmbajtje alkooli prej 30 deri në 60 për qind, sipas New York Post.

Foto: TikTok

Sanqiange dyshohet se ishte përfshirë në një sfidë në internet, të quajtur “PK”, kundër një krijuesi tjetër në platformë.

Të gjitha lajmet nga TikTok
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga TikTok

Në një sfidë “PK”, dy ndikues zakonisht konkurrojnë për dhurata ose shpërblime nga audienca e tyre. Humbësi përballet me dënimin.

Foto: TikTok

Në këtë rast, duket se pirja e Baijiu ishte pasojë e humbjes së tre raundeve, raporton BBC.

“Nuk e di se sa kishte konsumuar para se të akordoja. Por në pjesën e fundit të videos, e pashë të përfundonte tre shishe përpara se të fillonte në të katërtën”, tha një mik i tij për gazetën lokale Shangyou News.

Foto: TikTok

Disa sfida të rrezikshme në internet kanë rezultuar në pasoja fatale, duke ngritur shqetësime për sigurinë në lidhje me aplikacionet e transmetimit të drejtpërdrejtë.

Në fillim të këtij viti, një adoleshent vdiq pasi mori pjesë në “Benadryl challenge”, ndërsa një fëmijë tjetër vdiq duke u përfshirë në “Blackout challenge”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Magazina
Kalo në kategori