LAJMI I FUNDIT:

Një histori e bukur e Barcelonës me numrat 10 – këta janë liderët dhe legjendat që bartën këtë numër dhe udhëhoqën katalunasit ndër vite

Një histori e bukur e Barcelonës me numrat 10 – këta janë liderët dhe legjendat që bartën këtë numër dhe udhëhoqën katalunasit ndër vite

Historia e Barcelonës lidhet ngushtë edhe me numrin legjendar 10, të cilin ndër vite e kanë mbajtur emra të mëdhenj të futbollit botëror, që kanë fituar shumë trofe vendor dhe ndërkombëtar me klubin Blaugrana.

Barcelona është klubi i themeluar në vitin 1899 nga një grup zviceranësh, spanjollësh, anglezësh dhe futbollistët vendas katalunas të udhëhequr nga Joan Gamper.


Klubi është bërë një simbol i kulturës katalunase, prandaj moto e tyre e njohur është “Més que un club” apo “Më shumë se një klub”. Ndryshe nga shumë klube të tjera të futbollit, mbështetësit e kanë dhe drejtojnë Barcelonën.

Brenda vendit, Barcelona ka fituar një rekord prej 74 trofesh: 26 La Liga, 30 Copa del Rey, 13 Superkupa të Spanjës, 3 Copa Eva Duarte dhe 2 trofe të Copa de la Liga, si dhe mbajtës rekord për katër garat e fundit.

Në futbollin ndërkombëtar të klubeve, klubi ka fituar 20 tituj evropianë dhe botërorë: 5 tituj të Ligës së Kampionëve, 4 Kupa të Kupave të UEFA-s, 5 Superkupa të UEFA-s, si dhe 3 Kupa të Botës për Klube.

Barcelona është një nga skuadrat më të mbështetura në botë, dhe klubi gjatë gjithë historisë ka pasur në gjirin e saj emra të mëdhenj futbollistësh.

Lojtarët e Barcelonës kanë fituar një numër rekord të çmimeve të Topin e Artë (12), si dhe një numër rekord të çmimeve të Lojtarit të Vitit nga FIFA (7).

Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi Barcelona ka një histori interesante të lidhur me numrin legjendar 10. Gjatë viteve ky numër është mbajtur nga emra të njohur futbollistësh, të cilët kanë fituar çdo trofe të mundshëm.

Gazeta AS ka sjell një listë me emra të mëdhenj që kanë bartur këtë numër të fanellës së Barcelonës ndër vite, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë:

Luis Suarez Miramontes

Lojtari i lindur në Coruna ishte me Barcelonën mes viteve 1954-1961 dhe kishte veshur fanellën me numër 10 gjatë sezonit 1960/61.

Juan Manuel Asensi

Asensi ishte me Barcelonën nga viti 1970 deri në 1981 dhe kishte veshur fanellën me numër 10 në sezonin 78/79.

Diego Armando Maradona

Legjenda argjentinase veshi fanellën me numër 10 për dy sezonet e tij me FC Barcelonën në vitet 1982-1984.

Steve Archibald

Ish-lojtari i Aberdeen dhe Spurs kishte veshur fanellën me numër dhjetë gjatë sezonit 85/86, ndërsa ka kaluar gjithsej tre sezone në Camp Nou.

Robert Fernandez

Fernandez ishte një lojtar i Barça nga viti 1986 deri më 1990 dhe mbante fanellën me numrin dhjetë për sezonin 89/90.

Pep Guardiola

Trajneri aktual i Manchester Cityt ishte te Barça nga viti 1990 deri në vitin 2001 duke veshur fanellën me numrin ’10’ në sezonin 91/92.

Robert Witschge

Lojtari holandez ishte me Barcelonën nga viti 1991 deri në vitin 1993 duke veshur fanellën me numër 10 në sezonin 91/92.

Guillermo Amor

Amor ishte me Barçën për një dekadë si lojtar, po ka mbajtur veshur fanellën me numër 10 vetëm në sezonin 92/93.

Eusebio

Lojtari i Valladolidit kishte një numër të madh numrash të fanellave gjatë qëndrimit të tij në Barcelona (1988-1995). 10-shin e mbajti në sezonin 92/93.

Hristo Stoichkov

Legjenda bullgare kryesisht mbante numrin 8 në kohën e tij në klub, por e ndryshoi atë në 10 për sezonin 93/94.

Romario

Braziliani Romario kishte veshur fanellën me nr.10 në të dy sezonet e tij te Barcelona, 93/94 dhe 94/95.

Gheorghe Hagi

Reprezentuesi rumun përdori fanellën me numër dhjetë në një kohë të sezonit 94/95.

Lluis Carreras

Carreras ishte një mesfushor mbrojtës dhe një mbrojtës i krahut, por barti fanellën me numër 10 në një kohë të sezonit 95/96.

Roger Garcia

Spanjolli Garcia luajti me Barçën gjatë viteve 1995–1999 dhe barti fanellën me numër 10 në sezonet 94/95 dhe 95/96.

Jari Litmanen

Ylli finlandez ishte pjesë e ekipit katalunas për tre sezone duke veshur fanellën me numër ’10’ në sezonin 99/00.

Giovanni

Braziliani ka mbajtur veshur fanellën me numër 10 në tre sezonet e tij me Barcelonën (1996-1999).

Rivaldo

Ylli kreativ brazilian veshi fanellën me nr.10 në të dy sezonet 200/01 dhe 2001/02, ndërsa ai kaloi pesë vjet në total me ekipin katalunas.

Roman Riquelme

Argjentinasi magjik luajti një kohë të shkurtër te Barcelona, por mbajti fanellën me numër 10 për një sezon (2002-03).

Ronaldinho

Lojtari krijues brazilian ishte njëri nga lojtarët që barti më gjatë fanellën me numër 10 te Barça. Ronaldinho kishte këtë numër në pesë sezonet e tij në Kataluni (2003-2008).

Lionel Messi

Messi bëri debutimin e tij në ekipin e parë në vitin 2004 dhe ka veshur fanellën me numër 10 me ekipin nga Camp Nou që nga sezoni 2008/09 deri në ditët e sotme.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori