LAJMI I FUNDIT:

Një grup të rinjsh grushtojnë e shqelmojnë zyrtarët policorë në Londër, qytetarët as që marrin mundin t’i ndihmojnë (Video, +18)

Një grup të rinjsh grushtojnë e shqelmojnë zyrtarët policorë në Londër, qytetarët as që marrin mundin t’i ndihmojnë (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një polic dhe kolegu i tij rrahen brutalisht nga një grup të rinjsh, që i sulmuan në një rrugë në pjesën jugore të Londrës.

Videoja e filmuar me telefon dhe e postuar në Twitter, shfaq dy meshkuj që grushtojnë dhe shqelmojnë dy zyrtarë policorë (njëra femër e tjetri mashkull) derisa qytetarët kalojnë pranë tyre dhe sillen sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.


Ky incident shokues besohet të ketë ndodhur në Croydon gjatë të shtunës mbrëma, ku sulmuesit me helmeta në kokë tërheqin zvarrë policin të cilin vazhdimisht e shqelmojnë.

Por, polici i sulmuar ishte i vendosur të mbrojë kolegen e tij, edhe pse vazhdimisht e godisnin dhe e përplasnin për tokë.

Videoja është filmuar nga një burrë brenda vetura derisa në prapavijë dëgjohet një muzikë dhe disa persona duke biseduar, por që për asnjë moment nuk ndërmorën asgjë për të parandaluar sulmin kundër zyrtarëve policorë.

Të kontaktuar nga MailOnline, policia metropolitane ka pranuar se kanë parë videon e publikuar në Twitter, ku disa komentuesve sulmi u është dukur qesharak e disave i tmerrshëm për faktin se askush nuk ndihmoi zyrtarët policorë. /Telegrafi/