LAJMI I FUNDIT:

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, vdes 23-vjeçari

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, vdes 23-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Milano të Italisë mbrëmjen e djeshme, kjo pasi një festë mes shqiptarëve është kthyer në tragjedi.

Një 34-vjeçar qëlloi ndaj bashkatdhetarëve të tij dhe si pasojë e të shtënave një 23-vjeçar shqiptar humbi jetën ndërsa një 30-vjeçar u plagos, raporton abcnews.al.


Sipas Corriere della sera, dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë një grua.

“Festa e ditëlindjes, disa gota dhe përpjekjet për t’iu afruar një gruaje”, shkruan Corriere.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 23:30 pranë rrugës numër 8 të via Allea Comunale, në qendër të qytetit të vogël në provincën e Milanos, rreth 20 kilometra nga Legnano.

Tre shqiptarët e përfshirë në sherr  kanë qenë pjesë e një grupi bashkatdhetarësh që festonin ditëlindjen.

Duket se gjatë festës një nga të rinjtë e pranishëm ka shfaqur interes ndaj një gruaje në grup.

Për këtë arsye ka lindur një sherr i cili më pas ka rezultuar në të shtëna me armë, të cilat përfunduan në tragjedi.

Sipas rikonstruksionit të ushtarakëve të kompanisë Legnano, 34-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar fillimisht 30-vjeçarin, duke e lënë të plagosur.

Më pas pjesëmarrësit e tjerë të festës rrethuan sulmuesin, i cili qëlloi disa herë të tjera dhe një nga plumbat kapi 23-vjeçarin.

I riu ka ndërruar jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano-s, pasi plumbi i kishte dëmtuar arterien karotide.

Autori i dyshuar u arrestua ndërsa karabinierët kanë sekuestruar pamjet filmike në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori