LAJMI I FUNDIT:

Një grua e vrarë dhe katër të plagosur nga të shtënat në një hotel në Uashington, DC

Një grua e vrarë dhe katër të plagosur nga të shtënat në një hotel në Uashington, DC

Një grua u vra dhe katër persona të tjerë u plagosën nga të shtënat në një hotel në Uashington, DC, të enjten herët (sipas kohës lokale), thanë autoritetet.

Reklama

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia iu përgjigj një raporti për të shtëna para orës 4 të mëngjesit në një hotel Days Inn në Connecticut Avenue NW, ku zbuluan katër persona me plagë nga armë zjarri.

Një i pestë u gjet pak më vonë, tha policia.

Siç thuhet tutje, një viktimë femër u transportua në spital në gjendje të rëndë dhe më pas u konstatua e vdekur.

Policia tha se katër të plagosurit tjerë po trajtoheshin të gjithë në një spital të zonës – njëri duhej të transportohej dhe tre u sollën vetë për trajtim.

Sipas policisë, të shtënat kanë ndodhur teksa në hotel po zhvillohej një festë.

Oficerët i thanë FOX 5 DC se të paktën një viktimë u zbulua në korridorin e hotelit ndërkohë që policia ka thënë se një hetim mbi të shtënat ishte në vazhdim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A janë këto “shenja” që tregojnë se kundërofensiva e Ukrainës ka filluar?

A janë këto “shenja” që tregojnë se kundërofensiva e Ukrainës ka filluar?

Botë
Gjykata serbe dënon me 30 ditë burg shtetasin amerikan që u sulmua në Beograd, sulmuesin e tij me vetëm 15 ditë

Gjykata serbe dënon me 30 ditë burg shtetasin amerikan që u sulmua në Beograd, sulmuesin e tij me vetëm 15 ditë

Serbia
Rusia fillon stërvitjet në Detin Baltik një ditë pas NATO-s

Rusia fillon stërvitjet në Detin Baltik një ditë pas NATO-s

Botë
Në Serbi vetëm 11 për qind të gatshëm të luftojnë në Kosovë, 65 për qind kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët

Në Serbi vetëm 11 për qind të gatshëm të luftojnë në Kosovë, 65 për qind kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët

Serbia
Hakohet radioja lokale në Rusi, transmetohet fjalimi i rremë i Putinit: Ukrainasit kanë kaluar kufirin

Hakohet radioja lokale në Rusi, transmetohet fjalimi i rremë i Putinit: Ukrainasit kanë kaluar kufirin

Evropa
E pranon edhe kreu i Wagnerit rus: Ukrainasit po rikthejnë territoret e humbura në Bakhmut

E pranon edhe kreu i Wagnerit rus: Ukrainasit po rikthejnë territoret e humbura në Bakhmut

Evropa
Kalo në kategori