Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, të shumtën e kohës gjatë këtyre muajve të fundit po e kalon në qytetin e tij të lindjes - Ferizaj.

Derisa po e shijon në masë të madhe qëndrimin në vend, ai herë pas here nuk mungon me imazhe në rrjete sociale e madje edhe me këshilla.


I njëjti së fundmi ka publikuar një fotografi nga rrugët e këtij qyteti, ku shfaqet i buzëqeshur dhe me plot stil.

“Çdo ditë është një fillim i ri, merrni frymë thellë, buzëqeshni dhe filloni sërish”, ka shkruar ai.

Në përshkrim nuk ka munguar as “2EuroGang” - të cilën e shoqëron me thuajse çdo postim.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme, gjersa ky imazh për pak minuta mblodhi 13 mijë pëlqime.

25-vjeçari këtë kohë ka qenë mjaft i përfolur për ndarjen nga partnerja e tij, reperja Loredana Zefi.

Me këtë të fundit ndan një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/