LAJMI I FUNDIT:

Një fëmijë dy vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, rasti po hetohet

Një fëmijë dy vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Një fëmijë dy vjeçar të dielën është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjilanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.


Sipas tij, fëmija nuk ka pasur ndonjë traumë apo shenjë të dhunës fizike, mirëpo siç tha ai nga mjeku kujdestar është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“E vërtetë është sjellë një fëmijë pa shenja jete në spital. Nuk ka pasur të dhëna prej familjarëve që ka qenë e sëmurë. Përveç, familjarët që e kanë përmend që ka pas një plogështi dhe si duket sipas tyre e kanë gjetur në dhomë të vdekur. Është sjellë në spital pa shenja jete, nuk ka pas shenja të traumës apo të dhunës fizike. Prej mjekut kujdestar kjo është vlerësuar si vdekje e dyshimtë. Janë lajmëruar policia dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML”, ka thënë Emini.

Edhe në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Novobërdë  03.03.2024, 15:00. Është raportuar se në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori