LAJMI I FUNDIT:

Një ditë me notarët e Klubit të notit “Prishtina”

Një ditë me notarët e Klubit të notit “Prishtina”

Në fillim ishte vetëm për argëtim, ndërsa tani noti i është bërë përditshmëri, Arrita Hotit.

Arrita Hoti e cila ka 3 vite që merret me not dhe e praktikon edhe më shumë pasi është bërë pjesë e Klubit të notit “Prishtina”.  Ajo ka thënë se këtë vend e frekuenton pothuajse çdo ditë.


“Prej katër vitesh kam filluar të merrem me not dhe jam shumë e kënaqur me rezultatet e arritura deri tash. Për mua noti është një lloj hobi. Më pëlqen të notoj, të zhvillohem”, thotë  Arrita Hoti.

Ky sport garues në ujë, siç e quajnë edhe notuesit, është çdoherë në rritje edhe në vendin tonë.

Vanesa Beka është një notuese tjetër e këtij klubi.  Me anë të stërvitjeve ajo ka marrë pjesë në shumë gara.

“Jam shumë e gëzuar që jam në këtë sport, sepse më ka sjellë shëndet shumë të mirë. kam marrë pjesë në shumë gara dhe kam marrë medalje të vendit të parë, dytë dhe të tretë. Jam shumë e kënaqur deri tani dhe kam arritur rezultate shumë të mira dhe në të ardhmen synoj edhe rezultate më të mira”, shprehet notarja tjetër e klubit “Prishtina”, Vanesa Beka.

Noti është një aktivitet , i cili ka më shumë aventurë, argëtim por duke mos lënë anash të mirat që ofron për shëndetin.

Dion Durguti thotë se për 2 vite , ai ka vërejtur rezultate pozitive.

“Noti te unë ka ndikuar shumë pozitivisht, si në ngritjen e moralit ashtu edhe në shtimin e vullnetit për mësime”, shprehet notari Dion Durguti.

Emine Hashani, kryetare e Klubit të notit “Prishtina”,  ka thënë se ky sport ndikon edhe më pozitivisht gjatë stinës së dimrit.

“Noti është i mirë sepse mësohet lehtë. Ndikon shumë pozitivisht në trupin e njeriut pasi i vëmë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit. Mund të themi se përveç fizikut të jashtëm, që noti ndikon të duket bukur, ndikon pozitivisht edhe në organizmin e njeriut”, thotë Emine Hashani.

Ndërsa notuesit këshillojnë që ky sport t’i bëhet shprehi të gjithëve, ngase të mirat që ofron janë të shumta./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori