LAJMI I FUNDIT:

Një coronavirus “ndryshe” zbulohet në Siberi

Një coronavirus “ndryshe” zbulohet në Siberi

Një version i ndryshuar llojit të coronavirusit që shkakton COVID-19 është zbuluar në Siberi, tha të martën kreu i mbikëqyrësit të sigurisë së konsumatorit në Rusi.

“Ne po shohim ndryshime të caktuara në proteina dhe këto ndryshime të zbuluara në Siberi na lejojnë të supozojmë se ky rajon po formon versionin e tij [të coronavirusit] me disa mutacione”, citohet të ketë thënë kreu i Rospotrebnadzor, Anna Popova në një simpozium shkencor, sipas Interfax, përcjell Telegrafi.


Popova foli ndërsa shpërthimi i coronavirusit vazhdoi zhvendosjen e saj nga epiqendra e Moskës në rajonet e Rusisë, të cilat po shohin rreth tre të katërtat e infeksioneve të reja dhe vdekjeve gjatë valës së dytë rekord të vendit.

Madje, disa nga këto rajone kanë raportuar morgje të tejmbushura dhe mungesë të shtretërve spitalorë dhe personelit në javët e fundit.

Popova vuri në dukje se analiza e gjenomit të huaj dhe të brendshëm të coronavirusit ka treguar “lloje të importuara masivisht të virusit nga Evropa Perëndimore”, por asnjë nga Kina.

Viruse të tillë si ai që u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar pësojnë mutacion vazhdimisht dhe variantet e reja nuk janë domosdoshmërisht më të këqija se ato të mëparshmet.

Dhe deri më tani, asnjë studim nuk ka treguar variante më të reja të SARS-Cov-2, lloji që shkakton COVID-19, të jenë më ngjitës ose më të rrezikshëm se paraardhësit e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori