LAJMI I FUNDIT:

Një burrë vetëdigjet para ambasadës amerikane në Kopenhagë

Një burrë vetëdigjet para ambasadës amerikane në Kopenhagë

Një 18-vjeçar i vuri flakën sot (e premte) vetes përpara ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin danez, Kopenhagë.

Ai u dërgua më pas në spital dhe nuk është akuzuar për ndonjë krim, njoftoi policia e Kopenhagës, raporton reuters.


“Burri është në trajtim në Rigshospitalet. Ai nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale”, deklaroi policia në Twitter.

Ambulancat dhe shërbimi zjarrfikës, së bashku me policinë, u përgjigjën të premten pasi morën një njoftim se një person i kishte vënë flakën vetes përpara ambasadës amerikane.

Burri ishte i vetëdijshëm kur arritën shërbimet e urgjencës, por ishte ende në flakë. Zjarri u shua me shpejtësi përpara se ai të dërgohej në spital për trajtime shëndetësore. Ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia mori njoftimin rreth incidentit nga Ambasada. Motivet e burrit për aktin mbeten të paqarta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori