LAJMI I FUNDIT:

Një analizë me detaje për Kai Havertz: Pse ai është zbulimi i Bundesligës dhe lojtari më i kërkuar nga klubet e mëdha

Një analizë me detaje për Kai Havertz: Pse ai është zbulimi i Bundesligës dhe lojtari më i kërkuar nga klubet e mëdha

Kai Havertz me të vërtetë ka tërhequr vëmendjen gjatë javëve të fundit pasi 20-vjeçari ka shkëlqyer më fanellën e Bayer Leverkusen.

Shumë klube janë vënë pas tij, përfshirë emra si Juventus, Bayern Munich, Chelsea, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Liverpool e Real Madridi.


Marca në bashkëpunim me MBP School (shkollë e trajnerëve), ka analizuar Havertzin, dhe ka treguar pse është kaq efektiv në rifillimi e Bundesligës.

Më poshtë i gjeni disa nga arsyet pse ai po tregohet lojtar me potencial të madh.


Lëvizjet sulmuese

Edhe pse kryeson sulmin në letër, Havertz është jashtëzakonisht i vështirë për tu ndjekur në fushë.

Ai di të dal përpara mbrojtësve dhe është në gjendje të lëvizë lirshëm në fushë falë ritmit dhe perceptimit të kohës.

Inteligjenca dhe lëvizjet e tij e bëjnë të pamundur të parashikohet.


Kombinimet në lojë 

Lidhja me shokët e skuadrës është një nga pjesët kryesore që një sulmuesi i llojit të Havertz duhet ta ketë, dhe ai e bënë këtë shumë mirë dhe kombinon vazhdimisht jo vetëm me top, por edhe me lëvizje.

Gjatë ndeshjeve, Havertz shihet se si kombinon me shokët e tij të skuadrës duke u dhënë atyre topin dhe duke e marrë atë pastaj në një pozitë më të mirë.

Inteligjenca e gjermanit i lejon atij të bëjë pasimin në kohën dhe kohën e duhur, në mënyrë që të mund ta marrë topin përsëri pak më përpara.


Futja në zonë

Shpejtësia e Havertzit, ia lejon atij që të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur për të shënuar gola.

Siç mund ta shihni nga këto foto, kapiteni i Leverkusenit di të vrapojë shpejtë dhe të jetë në vendin e duhur kur vije pasimi në zonë.

Sa më i mirë është pozicionimi i tij, aq më shumë shanse ka që ta gjejë portën.


Parashikim

Inteligjenca dhe leximi i lojës e tejkalon moshën që Havertz ka. Lëvizja e tij e mençur ia lejon atij që t’i humbasë mbrojtësit që i ka pas shpine dhe të krijojë më shumë hapësirë ​​për veten e tij, por edhe bashkëlojtarët.

Në këto imazhe, ne e shohim atë të kërkojë topin, duke sjellë një mbrojtës me vete, përpara se të pasoj pas shpinës së mbrojtjes dhe të vrapoj përsëri drejt portës.


Përmbledhja

Kjo analizë nxjerr në pah katër arsyet kyçe të suksesit të Havertz.

  1. Aftësia për t’i ikur mbrojtësit që e ruan pas shpine me lëvizjet e tij.
  2. Kombinimet me shokët e skuadrës për të krijuar ose bërë raste për ta dhe për vetën.
  3. Leximi i lojës për tu futur në pozicione të mira shënimi.
  4. Vrapimet inteligjente, lëvizja në thellësi dhe në hapësirë që janë ​​të hapur në zonat e rrezikshme.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori