Nissan planifikon të ndërtojë versionet elektrike për dy crossover-ët e tij më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një raporti të ri, Nissan do të ndërtojë versionet elektrike për modelin Juke dhe atë Qashqai në fabrikën e tij në Sunderland.
Raporti i së mërkurës nga Sky News pretendon se Nissan do të prezantojë crossover-ët e rinj elektrikë të premten, transmeton Telegrafi.
Duke cituar burime të industrisë, raporti thotë se Nissan planifikon të investojë “qindra miliona funte” dhe potencialisht mbi 1.25 miliardë dollarë për projektin.
Një burim tha se qeveria ka gjasa të japë një garanci të konsiderueshme. Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe kancelari Jeremy Hunt ka gjasa të kenë ndikuar tek vendimi.
Fabrika e Sunderland prodhon tashmë versionin elektrik të Nissan, Leaf. Prodhuesi i automjeteve gjithashtu po ndërton fabrikën e baterive EV360 në vend, e cila mund të prodhojë deri në 35 GWh bateri në vit.
Nissan njoftoi se do t’i jepte fund prodhimit të automjeteve me djegie të brendshme në Evropë në muajin shtator, me planet për të lansuar vetëm vetura elektrike duke filluar nga viti 2030.
Pavarësisht paralajmërimit të disa modeleve elektrike futuriste, kjo do të shënonte herën e parë që Nissan njofton versionet elektrike për dy crossover-ët e tij më të shitur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRenault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Kështu mund të duket një BMW X8
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit