Nisin punimet në rrugën e Kufcës, Hyseni: Projekti përfshin zgjerim dhe asfaltim të ri


Kanë nisur punimet në rrugën e Kufcës në Komunën e Gjilanit, projekt i cili parasheh zgjerimin dhe asfaltimin e këtij aksi rrugor.
Fillimin e punimeve e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Artanës, Abdyl Gashi.
Kryetari Hyseni ka thënë se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor që synon përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë në këtë zonë.
“Përveç zgjerimit të rrugës deri në 6 metra dhe rregullimit të trotuarit për këmbësorë, po trajtojmë edhe zgjerimin e shtratit të lumit”, ka deklaruar Hyseni.
Ai ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen sipas planit dhe se brenda disa javësh pritet të përfundojë asfaltimi i ri i këtij segmenti rrugor.
“Brenda pak javësh këtu do të shtrohet asfalti i ri”, është shprehur kryetari i Gjilanit.
Sipas autoriteteve komunale, ky projekt është pjesë e investimeve në infrastrukturën rrugore që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qarkullimit në komunë. /Telegrafi/





































