LAJMI I FUNDIT:

Nisin hetimet për yllin e Ligës Premier, akuzohet për pedofili

Nisin hetimet për yllin e Ligës Premier, akuzohet për pedofili

Prokuroria britanike ka nisur hetimet për jo një, por për disa raste të dyshuara për abuzime seksuale me fëmijë të mesfushorit të Everton, Gylfi Sigurdsson.

Reprezentuesi islandez ishte arrestuar në korrik të vitit 2021, por më pas u lirua me kusht.


E tani shërbimi i Prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se i ka mbërritur dosja nga policia e Manchesterit dhe ka nisur hetimin e plotë mbi rastin e Sigurdsson.

E përditshmja angleze ‘The Mirror’ ka raportuar se dosja përmban disa prova mbi vepra të shumta të ngacmimit sekusal me të mitura, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një rast.

Evertoni e kishte suspenduar yllin e tyre në vitin 2021 dhe që nga ajo kohë Sigurdsson më nuk ka luajtur futboll.

Zbulohet emri i lojtarit të Evertonit që u arrestua nën akuzat për pedofili
Lexo po ashtu Zbulohet emri i lojtarit të Evertonit që u arrestua nën akuzat për pedofili

“Everton mund të konfirmojë se ka suspenduar një lojtar në pritje të një hetimi policor. Klubi do të vazhdojë të mbështesë autoritetet me pyetjet e tyre dhe nuk do të bëjë asnjë deklaratë të mëtejshme në këtë moment”, thuhej në njoftimin e klubit anglez.

33-vjeçari rrezikon disa vite heqje lirie pasi akuzat ndaj tij janë shumë të rënda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori