Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi i presidentit turk Rexhep Taip Erdoan për sulmet terroriste të së martës në Stamboll.
“Jam shumë i tronditur dhe i revoltuar nga sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku humbën jetën dhjetëra persona e shumë të tjerë u lënduan. Me ndjenjë të thellë trishtimi e hidhërimi, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të viktimave, popullit mik turk, Juve dhe qeverisë suaj, si dhe të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë”, thekson Nishani.
“I dënoj me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira e kritike, unë dhe populli shqiptar jemi pranë jush, pranë familjarëve të viktimave dhe popullit mik turk. Zoti ju dhëntë qetësi, kurajë e forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike”, lexohet në mesazhin e kreut të shtetit shqiptar drejtuar Presidentit të Turqisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë konsiderohet një veturë klasike?
Ferrari po e largon funksionin e navigimit nga veturat e tij
Mustang sedan? Pse jo
Investitorët mbështesin marrëveshjen 56 miliardë dollarëshe të Muskut - kompania pritet të zhvendoset në Teksas
Kamera brenda rrotave: Çfarë ndodh me gomën gjatë ngasjes në rrugë?
G-Wagon elektrik i Mercedes-Benz do të vijë në mesin e 2024, thotë presidenti i kompanisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes