I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri Staffan de Mistura, filloi sot një raund të ri të bisedimeve për Sirinë duke takuar anëtarët e opozitës në Gjenevë.

De Mistura dhe delegatët e HNC patën fytyra të zymta dhe dukeshin të tensionuar kur filluan seancën, raporton Reuters, transmeton KosovaPress.


Një delegacion i qeverisë siriane pritet të mbërrijë në Gjenevë të premten.

Raundi i mëparshëm përfundoi më 24 mars dhe de Mistura ka premtuar të arrihet kompromis për tranzicionin politik në Siri, kur palët ndërluftuese të kthehen në Gjenevë.

Që atëherë ai ka takuar zyrtarë të Moskës, Damaskut dhe Teheranit, që të mbledh mendime për gjetjen e një zgjidhjeje, ndërkohë që armëpushimi i pjesshëm i Sirisë është i rrezikuar dhe Qeveria e Sirisë është duke mbajtur zgjedhjet parlamentare.