LAJMI I FUNDIT:

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit, zbardhet fjala e presidentit Begaj

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit, zbardhet fjala e presidentit Begaj

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit e thirrur nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në mbledhje janë të pranishëm kryeminitri Edi Rama, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ministrja e Jahstme Olta Xhaçka, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, shef i Shtabit të Përgjithshëm Arben Kingji, drejtori i Përgjithshem i Policisë se Shtetit Muhamet Rrumbullaku,Kryetari i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço, zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Ferdinand Xhaferraj dhe drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni dhe drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Kuçana.


Në fjalën e tij presidenti Begaj e vuri theksin te masat e marra për sigurinë kibernetike. Begaj theksoi se vlerëson maksimalisht punën e bërë nga institucionet pas sulmeve kibernetike të vitit të shkuar.

Fjala e Presidentit:

Këshilli i Sigurimit do të ketë ne fokus gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë

Një vit më parë, ne u përballëm me sulme shumë të rënda, komplekse dhe sofistikuara kibernetike.

Sulmet synuan shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale të Republikës së Shqipërisë, me qëllim nxitjen e destabilitetit në vend.

Institucionet tona bënë të mundur që aktorët që ndërmorën këto sulme të mos e realizonin qëllimin e plotë të tyre. Vlerësoj maksimalisht punën e bërë nga institucionet.

Bashkëpunimi me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO-n ka mundësuar trajnimin e specialistëve, ekspertëve etj.

Ligji i ri për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do i shërbejnë më së miri ndërtimit të kapaciteteve moderne.

Pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe financuar nga Republika Islamike e Iranit e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre.

Sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar.

Një vit pas sulmeve është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme.

Të vendosim se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike.

Krahas sigurisë kibernetike ne do diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare. Diskutimet gjatë Këshillit të Sigurimit edhe mbi kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e propagandës dhe në forma hibride. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori