Nis Liga Ballkanike, Prishtina pret Vllazninë e Shkodrës

Këtë edicion Liga Ballkanike ka ndryshuar sistemin e garave, pasi që fillimisht nga 5 skuadra do të ndahen në grupe të ndryshme, teksa Sigal Prishtina në grup ka Vllazninë, Kozuvin, Mornarin dhe Craiovan.
Nesër me fillim nga ora 17:15, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të luhet ndeshja e parë mes dy skuadrave shqiptarë dhe pritet të jenë një ndeshje mjaft e bukur. Trajneri i Sigal Prishtinës, Sabit Hadzic, u ka bërë thirrje Plisave që të vijnë në numër sa më të madh.
"Me atmosferën e krijuar nga Plisat mbrëmë në ndeshjen tonë ndaj KB Peja, ne kurrë nuk do të humbin asnjë ndeshje si vendas. Ftojmë nesër Plisat të na përkrahin në numër sa më të madh në ndeshjen ndaj KS Vllaznia të Shkodrës”, ka thënë Hadzic për faqen zyrtare të klubit në Facebook.
Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTK, me fillim nga ora 17:15. /Telegrafi/



















































