LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Subvencionet e duhanit do të paguhen deri në fund të prillit

Nikollovski: Subvencionet e duhanit do të paguhen deri në fund të prillit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Studio 10” në TV24, ndër të tjera njoftoi se deri në fund të prillit do të paguhen subvencionet për kultivuesit e duhanit.

“Qëllimi i modelit të ri të subvencioneve ka qenë pagesa e shpejtë dhe në kohë e subvencioneve, gjë që është e rëndësishme që fermerët të kenë para kur kanë nevojë. Këtë vit në vetëm dy muaj janë paguar mbi 60 milionë euro për 78 mijë fermerë. Agjencia e pagesave ishte plotësisht e përgatitur dhe aplikacionet për subvencione janë paguar.


Ka filluar pagesa për kultivuesit, për gjysëm kultivuesit për drithërat, për kopshtarët, për blegtorët dhe sot mund të njoftoj se duhani, i cili gjithmonë paguhej shumë më vonë, këtë vit do të paguhet deri në fund të muajit prill.

Meqenëse këtë vit kemi pasur duhan të mirë rekord, i cili është klasifikuar si i klasit të parë, dhe sipas modelit të ri të subvencionimit motivojmë cilësinë, ndërsa në duhan kemi rritur subvencionet për ata që kanë klasë të parë dhe të dytë, shuma do të jetë rreth 26 milionë euro dhe do t’u paguhet të gjithë prodhuesve të duhanit, ndërsa pagesa do të bëhet deri në fund të muajit prill”, informoi Nikollovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Udhëtimi pa viza nga 1 janari - sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?

Udhëtimi pa viza nga 1 janari - sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?

Lajme
Vendet mike dhe armike për Shqipërinë, dalin të dhëna nga Barometri

Vendet mike dhe armike për Shqipërinë, dalin të dhëna nga Barometri

Lajme
Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Lajme
Grabitje e armatosur në Ferizaj

Grabitje e armatosur në Ferizaj

Lajme
Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Lajme
Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin

Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin

Lajme
Kalo në kategori