LAJMI I FUNDIT:

Nik Gjeloshaj: Nëse do të bëhemi pjesë e qeverisë së re malazeze, nuk do të jemi vetëm për dekor

Nik Gjeloshaj: Nëse do të bëhemi pjesë e qeverisë së re malazeze, nuk do të jemi vetëm për dekor

Gjeloshaj theksoi se ata janë gjithmonë të hapur për bashkëpunim dhe dialog, por askujt nuk do t’i bëhet dekor.

Lista Shqiptare duhet të bashkëpunojë me çdo qeveri të ardhshme, por edhe me opozitën, tha lideri i asaj liste në zgjedhjet e fundit parlamentare, Nik Gjeloshaj, duke deklaruar se partitë që e përbëjnë atë do të vendosin për statusin e tyre pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.


Parimet e Qeverisë së re në Mal të Zi: Forcimi i bashkëpunimit me NATO-n; pavarësia e Kosovës e padiskutueshme
Lexo po ashtu Parimet e Qeverisë së re në Mal të Zi: Forcimi i bashkëpunimit me NATO-n; pavarësia e Kosovës e padiskutueshme

Ai theksoi se janë gjithmonë të hapur për bashkëpunim dhe dialog, por që nuk do të jenë dekor për askënd, raporton vijesti.me.

“Secili nga vendimet tona do të jetë i vështirë, por ne duhet të marrim përgjegjësi. Partitë shqiptare nuk kanë bërë kurrë një gabim që nga viti 1990 e deri më sot, unë besoj se as brezi ynë nuk do të bëjë”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Politikani shqiptar beson se asnjë komunitet pakicë nuk duhet të ketë statusin e “opozitës zyrtare”. “Kështu që ju mund të jeni opozita zyrtare, por bashkëpunimi duhet të ekzistojë”, tha Gjeloshaj.

Ai deklaroi se shumica e re, pas zgjedhjeve parlamentare, fton pakicat të jenë në qeveri përmes mediave. “Nga ana tjetër, Dritan Abazoviq, si anëtar i pakicës shqiptare, sulmoi pakicat në pothuajse çdo intervistë deri më 30 gusht, madje edhe pas kësaj”, tha Gjeloshaj.

Gjeloshaj: Vetëm shqiptarët vendosin për shqiptarët, nuk kemi marrë ofertë për të ardhur në pushtet në Mal të Zi
Lexo po ashtu Gjeloshaj: Vetëm shqiptarët vendosin për shqiptarët, nuk kemi marrë ofertë për të ardhur në pushtet në Mal të Zi

Ai deklaroi se kryesisht mendon për projekte zhvillimi në vendet ku jetojnë shqiptarët, pavarësisht nëse janë pjesë e shumicës parlamentare apo jo.

Gjeloshaj kujtoi se pothuajse nuk ka shtet në Evropë, ku pakicat nuk janë pjesë e qeverisë. “Një shembull i shkëlqyeshëm është shteti i Kosovës, ku serbët dhe pakicat e tjera janë përbërës të pushtetit”, përfundoi Gjeloshaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori